Vdiq në QKUK një shtetas i huaj, kishte leje qëndrimi të përkohshëm në Kosovë

Një shtetas i huaj ka vdekur të martën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Siç ka raportuar policia përmes raportit 24-orësh thuhet se ai po trajtohej në QKUK që nga 9 marsi.
Viktima thuhet se ishte me leje qëndrimi të përkohshëm në Kosovë.
Policia nuk ka dhënë detaje mbi problemet shëndetësore të viktimës, që kanë çuar në trajtim.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.