Vdiq në QKUK pas lëndimeve që pësoi duke kontrolluar një objekt

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person, i cili kishte pësuar lëndime trupore derisa po kontrollonte një objekt, ka vdekur në QKUK.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në Prizren, dje rreth orës 7:20.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke kontrolluar një objekt kishte pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor e më pas edhe në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë”, ka konfirmuar policia.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./21Media

Back to top button