Mbrëmë rreth orës 22:40 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet M. H, 85 vjeçar.

I burgosuri, nga data 2 e këtij muaji me rekomandim të mjekut të burgut të Dubravës është hospitalizuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë. Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“M. H nga fillimi i mbajtjes së dënimit ka pasur probleme shëndetësore në zemër, diabet dhe sëmundje me komplikime të tjera. Si pasojë e sëmundjeve dhe moshës, i njëjti tërë kohën ka qenë i vendosur në Stacionarin e Qendrës Korrektuese Dubravë dhe është trajtuar nga mjekët në këtë institucion, në spitalin Pejës dhe në SHSKUK.

I njëjti ishte i dënuar me dhjetë vite burgim për Veprën Penale; Keqpërdorim seksual nën moshën 16 vjeçare”, njofton SHKK.

Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes./21Media