Ka vdekur 9-vjeçari nga Peja, Gent Nikqi që ishte dërguar për shërim në Turqi.

Lajmin e ka bërë të ditur Adnan Hyseni nga Peja që ka ndihmuar në sigurimin e parave për Nikqin.

Ai përmes “Facebook-ut” ka shkruar se Genti nuk ka mundur që t’i mbijetojë sëmundjes.

“Ngushllime familjes se 9 vjeçarit Gent Nikqi nga Rugova e Pejes, falënderues secilit qe i qendroj afer Gentit deri sot”, ka shkruar ai.

Gent Nikqi ishte i diagnostifikuar me Hepatitis fulminanta, Encaphalopathia hepatica dhe kishte nevojë për transplant të mëlçisë.