Dizajneri japonez i modës Kenzo Takada 81-vjeçar vdiq nga koronavirus sot në Paris. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i tij.

I njohur për printimet e tij shumëngjyrëshe grafike dhe me lule, ai ishte projektuesi i parë japonez që mori famë në skenën e modës në Paris.

Dizajneri japonez-francez njihet në të gjithë botën me emrin e tij të parë “Kenzo”, e marka e tij e modës është e famshme për modelet e çuditshme.

Ai u vendos në Francë në vitet 1960 dhe pjesën tjetër të karrierës së tij e kaloi atje. /21Media