Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryetarit të Kamenicës, Qendron Kastrati, me rastin e vdekjes së Bersant Rahimaj nga Covid-19.

“I nderuar kryetar, miku im, Qendron Kastrati. Me pikëllim e thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të arkitektit Bersant Rahimaj, 27-vjeçarit që e humbi betejen me COVID-19. Ky rast na ka prekur të gjithëve sepse Bersanti shkoi në moshën më të mirë nga kjo botë. Ky rast duhet të na ngjërgjegjësojë të gjithë për t’u mbrojtur nga ky virus i panjohur. Ju lutem, pranoni ngushëllimet më të sinqerta, ju, familja Rahimaj, shokët e kolegët. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, thuhet në telegram

Dje një 27 vjeçar nga komuna e Kamenicës ka humbur betejën me Covid-19./21Media