Këngëtari, kitaristi dhe aktori Trini Lopez vdiq të martën si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi. Ishte 83-vjeçar.

Ai njihej më së shumti për rolin e Pedro Jiminez në filmin e vitit 1967 “The Dirty Dozen”, dhe për interpretimin e versionit cover të këngës “If I Had A Hammer”. Lopez, prindërit e të cilit ishin nga Meksika, u lind në Dallas, Teksas, në vitin 1937./21Media