Kuzhinieri i njohur kosovar, Përparim Babalija, ka vdekur sot.

Sipas familjarëve të tij, ai ka vdekur nga COVID-19.

“Vdekja e jote e hershme na tronditi. Lamtumirë maestro i kuzhinës”, ka shkruar një nga miqtë e tij në “Facebook”.

Për vdekjen e tij ka njoftuar edhe një restaurant i njohur në Shqipëri.

“Përparim Babalija ,një nga chefat më të mirë në trevat Shqiptare sot ka ndërruar jetë nga i mallkuari covid. Një djalë që ka kontribuar në ringritjen e gastronomisë shqiptare dhe që e ka promovu Kosovën më shumë se askush tjetër. Të qoftë dheu i lehtë koleg”, thuhet në postimin e këtij restauranti.

Përmes një postimi në llogarinë personale në “Facebook”, Përparim Babalija kishte kërkuar që të vaksinohet populli e t’i lënë anash ‘lojërat’ politike.

“Hec more vaksinoni popullaten e leni keto palaqollyke  e maskarada poltike  BOLL MO”, kishte shkruar ai./21Media