Mjeku i Klinikës së Reumatologjisë, Sylejman Rexhepi, ka vdekur mbrëmë pasi ishte infektuar me COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar Avni Kryeziu, Drejtor i kësaj klinike.

“Dokotresha kujdestare na ka njoftu se profesori ka ndërru jetë mbrëmë”, ka thënë Kryeziu.

Rexhepi është mjeku i dytë që vdes brenda 24 orëve në Kosovë pas vdekjes së mjekut në Spitalin Rajonal të Gjakovës, Ali Tolaj. Këtë javë ka vdekur edhe mjeku familjar në Viti, Fadil Zuka.

Në Kosovë janë 6,467 persona të infektuar, 3,505 persona të shëruar ndërsa 158 kanë vdekur. /kallxo