Një qytetar i Gjilanit është ndarë nga jeta si pasojë e Covid-19.  Këtë e ka konfrimuar kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri.

“Humb betejen me #COVID19 edhe një qyetar nga Livoqi i Epërm i Gjilanit, Q.S. 1950, i testuar pozitiv me 24 korrik dhe i hospitalizuar ne Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.”, shkroi Haziri në Facebook.

Kryetari Haziri u ka shprehur ngushëllime familjarëve.

“Edhe 125 qytetarë po e vazhdojnë betejen për jetë normale. Ju lutem, rriteni kujdesin, mbajeni diatancën dhe zbatoni masat mbrojtëse kundër #COVID19!”, përfundoi Haziri./21Media