Vdiq nga Covid-19 një doktoreshë e QMF-së
Edhe një mjeke ka humbur betejën me COVID-19.
Doktoresha e Qendrës Mjekësore Familjare “Mati 1”, Sevdije Korça, të shtunën vdiq, ka njoftuar QKMF-ja.
“Edhe një humbe beteje me Covid 19. Sot me 21.08.2021 me dhimbje morëm lajmin për vdekjen e Dr. Sevdije Korça. Vdekja e saj është një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe gjithë shoqërinë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të gjithë kolegëve e ne veçanti stafit të QMF Mati 1, të cilët ndanë një pjesë të jetës dhe punës bashkë”, thuhet në njoftim.
Prej 13 marsit 2020 deri më 20 gusht 2021, Kosova ka regjistruar 125 mijë e 348 raste me koronavirus, ku 2 mijë e 307 persona kanë vdekur./21Media