Ka vdekur në moshën 47 vjeçare, Shkumbin Efendja, punëtor i Doganës së Kosovës.

Nga Sindikata e Doganës është thënë se punëtori i tyre vdiq si rezultat i infektimit me Covid-19.

“Ishte koleg që la pas vetes një bagazh të madh profesional dhe një kujtim shumë të veçantë për secilin kolegë që e ka njohur dhe ka pasur fatin të punoj më të. I përjetshëm do të jetë kujtimi për kolegun tonë të nderuar, Shkumbin Efendja! Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, bashkëndjen dhimbjen dhe i shprehë ngushëllime familjes, kolegëve dhe të gjithë dashamirëve që e kanë njohur”, thuhet në njoftim.

Deri më tani në Kosovë nga Covid-19 kanë vdekur 1 mijë e 26 persona./21Media