Vdiq nga Covid-19 pediatri nga Peja
5 Dhjetor 2020
Pediatri nga Peja, Gëzim Berisha ka vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë.
Nga ky spital njoftojnë se i ndjeri ishte infektuar duke u shërbyer pacientëve.
“Pediatri ynë duke ju shërbyer pacientëve u infektua me Covid-19 dhe sot Dr. Gëzim Berisha humbi betejën me Covid-19.
Si njeri e si Mjek gjithmonë ishe njerëzor, i dashur dhe punëtor.
Gjithmonë ishe në shërbim të pacientëve në luftë e pas saj.
Në zemrat tona sot ka dhimbje, ndërsa ti Dr. Gëzim do të jesh gjithmonë në zemrat dhe kujtesën tonë, sepse ashtu siç e kishe emrin gjithmon të gjithë i gëzoje.”. thuhet në njoftim./21Media