Ka vdekur nga COVID-19 prokurori i Gjilanit, Ismet Ukshini. Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Gjilan, përmes një njoftimi për media.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se sot, më 18 Korrik 2020, me pikëllim të thellë mori lajmin se është ndarë nga jeta prokurori Ismet Ukshini, i cili ka qenë i prekur nga COVID 19. I ndjeri, Ismet Ukshini ishte prokuror në Departamentin e Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Gjilan, i cili deri në momentet e fundit të jetës së tij, me përkushtimin më të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit, kontributi i tij ishte i çmueshëm.”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Gjilan u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, miqve dhe gjithë kolegëve./21Media