Ka vdekur në moshën 82 vjeç aktorja meksikane, Pilar Pellice. Siç raportojnë mediat  në Meksikë aktorja është ndarë nga jeta si pasojë e COVID-19.

Pellicer u lind më 1938 në Meksiko City. Roli i saj i parë kryesor ishte në filmin Pedro Páramo, me regji nga Carlos Velo, ndërsa një nga rolet e saj më të njohur ishte në La Choca, nga Emilio “El Indio” Fernández, për të cilin ajo mori çmimin Ariel në 1975.

Përveç pjesëmarrjes së saj në kinema, ajo pati paraqitje ekranin e vogël, pasi ai ishte pjesë e kastit të telenovelave si Primer Amor a Mil Por Hora, Triunfo del Amor, La Gata, La Madrastra- telenovelë kjo e cila u shfaq edhe në RTV21 dhe pati një shikueshmëri të madhe./21Media