Një fëmijë i moshës 2 vjeçare ka vdekur mbrëmë në Pejë. Polica bënë të ditur se viktima ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës pa shenja jete, babai i tij ka thënë se fëmija ishte rrëzuar në shkallët e shtëpisë.

Rasti ka ndodhur rreth orë 21:15 më saktësisht në fshatin Bokshiq. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetët i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

“Raportohet se në Spitalin Rajonal Pejë, ishte dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar (fëmijë rreth 2 vjeçar). Sipas prindit të viktimës fëmija ishte rrezuar në shkallet e shtëpisë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetët i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë./21Media