Një vajzë 2 vjeçe dje është dërguar pa shenja jete në shtëpinë e shëndetit në Skënderaj.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Vdekjen e 2-vjeçares e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e mjekësisë Ligjore.

Sipas policisë rasti është nën hetime./21Media