Një 21 vjeçare dhe një 41 vjeçare të cilat ishin të infektuara me koronavirus kanë vdekur sot në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

21 vjeçarja përveç se ishte e prekur nga COVID-19, kishte edhe probleme të tjera shoqëruese shëndetësore. Ndërsa, 41 vjeçarja ishte shtatzënë si dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Këto raste i ka konfirmuar për rtv21.tv zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

“Zyra për informim e QKUK-së, ju konfirmon se bazuar në njoftimin nga Njësia e Mjekimit Intensiv Qendror- COVID, sot në orët e mëngjesit janë raportuar dy vdekje të pacienteve të konfirmuar me COVID-19. Një paciente e lindur në vitin 2000, e cila përveç se ishte e prekur nga COVID-19, kishte edhe probleme të tjera shoqëruese shëndetësore. Përkundër kujdesit maksimal nga ekipi kujdestar, ajo nuk ka arritur të mbijetonte. Poashtu, rreth orës 6:35 një grua shtatzënë, e lindur me 1980, e konfirmuar si COVID-19, ka ndërruar jetë pas trajtimit disa ditor në këtë njësi. Poashtu, kishte sëmundje të tjera shoqëruese”, ka njoftuar Shpend Fazliu.

Në vendin tonë numri total i rasteve positive me koronavirus është 83.012 raste nga 389.791 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.776 raste të vdekjes. Ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 68.601 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.635./21Media

518 TË SHËRUAR DHE 827 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Monday, 22 March 2021