Një pacient i moshës 32 vjeçare nga Komuna e Pejës i shoqëruar edhe me sëmundje tjetër të rëndë, ka vdekur mbrëmë. Siç bëhet e ditur nga raporti i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë i ndjeri ka qenë me diagnozë Covid-19, ka kryer testin por ende nuk ka pasur rezultat.

Ndërsa, aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 70 pacientë me Covid-19. Nga këta pacient 26 pacientë janë në Oksigjeno terapi. 9 pacientë janë në gjendje të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.

Po ashtu bëhet e ditur se 7 pacientë të infektuar me Covid-19 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 11 Infermierë dhe 3 punëtor të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19./21Media