Vdiq një 33 vjeçare në Vragoli, dyshohet për vdekje të dhunshme

 

Një 33 vjeçare ka vdekur sot në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, si cili ka se policia po e trajton rastin si “vdekje e dyshimtë”.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës femër 33 vjeç. Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vdekje të dhunshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.”, ka bërë të ditu Borovci./21Media

Back to top button