Një i ri i komunitetit rom ka vdekur në Gjirokastër.

Nga verifikimet rezultoi se shtetasi që ka vdekur quhet Gj. A., rreth 35 vjeç, dhe dyshohet të jetë goditur me sende të forta.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Rreth orës 21: 00, në Sallën Operative të DVP Gjirokastër ka ardhur një telefonatë se në  lagjen “Zinxhira”, ndodhet një person i shtrirë në tokë. Menjëherë shkuan shërbimet e policisë dhe shërbimet spitalore dhe transportuan këtë shtetas për në spital, ku gjatë rrugës ka humbur jetën. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi që humbi jetën  quhet Gj. A., rreth 35 vjeç, dhe nga këqyrja paraprake e bërë nga mjekët, dyshohet të jetë goditur me sende të forta”, njoftoi Policia.

Në lidhje me vdekjen e të riut rom grupi hetimor po punon në dy pista kryesore.

E para është vrasje me qëllim dhe e dyta vrasje nga pakujdesia pasi i riu, sipas burimeve ishte konsumues alkooli.

Dyshohet se ai mund të jetë rrëzuar pikërisht në vendin që në afërsi të Teqes së Zallit, në lagjen “Zinxhira”.