Vdiq një 35 vjeçar në një aksident në Çagllavicë

Një 35-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur në Çagllavicë, të enjten në ora 04:40 të mëngjesit.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Në aksident ka qenë e përfshirë vetëm një veturë me targa të huaja.
Sipas njoftimit, viktima nuk ka arritur t’i përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti.
“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshië një automjet  (me targa të huaja). Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një person, i cili nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka njoftuar Ahmeti.
Trupi i viktimës: A.A mashkull, 35 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që me hetimin e rastit po merret njësiti i trafikut./21Media

Back to top button