Një 35 vjeçar ka vdekur si pasojë e lëndimeve që ka pësuar në vendin e tij të punës në Mitrovicë.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas policisë P.P ishte lënduar dje rreth orës 16:00, në rrugën “Ulqini”, në Mitrovicë.

“Rreth orës 16:00, të datës 14 korrik 2020, Policia në Mitrovicë është njoftuar se në rrugën e “Ulqinit” në Mitrovicë, brenda hapësirave të një punishte një punëtorë kishte pësuar lëndime të rënda trupore. I lënduari ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësorë, ndërsa disa orë më vonë është raportuar se i lënduari tanimë viktima P.P., 35 vjeçar, si pasojë e lëndimeve kishte vdekur”, ka konfirmuar Zahiti.

Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe inspektorët e punës, ndërsa me autorizim të prokurorit të rastit hetuesit policor kanë nisur hetimet, sipas policisë rasti po hetohet si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Me vendim te prokurorit trupi i pa jete u lirohet familjarëve./21Media