Brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Në mesin e tyre është edhe një 36 vjeçar nga Prizreni.

Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se rastet e vdekjes janë nga komunat: Skënderaj 3 raste (83, 74, 69 vjeç), Prishtinë 2 raste (85, 70 vjeç), Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Klinë 1 rast (62 vjeç), Lipjan 1 rast (69 vjeç), Pejë 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (36 vjeç), Suharekë 1 rast (63 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar edhe 873 raste të reja me Covid-19, kurse janë shëruar 544.

Numri total i rasteve pozitive është 87.067 raste nga 410.169 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.830 raste të vdekjes. Kurse, numri i të shëruarve deri më sot është gjithsej 71.813 raste, ndërsa, numri i rasteve aktive është 13.424./21Media