Vdiq një 36 vjeçar në një aksident në rrugën Prishtinë- Ferizaj

Një person 36-vjeçar ka vdeku si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në orët e para të së shtunës, në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Lajmi për portalin rtv21.tv u konfirmua nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tregoi se në aksident është e përfshirë vetëm një veturë, ndërsa edhe një person tjetër është lënduar.
“Sot rreth orës 03:00 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arrit të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës: A.Q, mashkull, 36 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupi i pajetë i viktimës me rekomandim të prokurorit të shtetit është dërguar për obduksion, ndërkohë që lënduari i dytë është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti./21Media

Back to top button