Mesditën e sotme, një person në Ferizaj ka humbur jetën, pas lëndimeve që ka marrë në vendin e tij të punës. Policia dhe inspektorët e punës ndodhën në vendin e ngjarjes, por që ende nuk dihet saktë se si ka ndodhur rasti i 50 vjeçarit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Rreth orës 14:05 minuta kemi informuar për një rast që ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, ku është vendpunishtja “Bashkimi i Qytetit”. Me këtë rast, gjatë punës një person i moshës rreth 50 vjeçar ka marrë lëndime të rënda, ku është dërguar në emergjencë, dhe mjeku ka konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë nga plagët e marra”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se policia dhe Inspektorati i Punës është në vendin e ngjarjes, për të marrë informacione se si ka ndodhur ky rast fatal.