Ka vdekur edhe një person nga Covid-19 në Kosovë, duke e çuar në 36 numrin e viktimave nga ky virus.

“Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot, më 21 qershor 2020, në orët e mëngjesit ka vdekur në këtë klinikë pacienti E. K. (1968) nga Komuna e Rahovecit. I ndjeri ishte diagnostikuar me Covid-19”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate.

Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, në Kosovë 36 qytetarë  të diagnostikuar me Covid-19 kanë humbur betejën me këtë sëmundje infektive./21Media