Një fëmijë 6 vjeçar nga fshati Lubishtë i Komunës së Malishevës ka vdekur mbrëmë në QKUK.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar policia e Rajonit të Gjakovës.

Sipas policisë fëmija ishte vetaksidentuar me datën 10 korrik si pasojë e kërcimit nga vetura të cilin viktima e kishte vënë në lëvizje.

“Deri mbrëmë ka qenë në QKUK, mbrëmë kemi marrë informacione që i njejti ka ndërru jetë si pasojë e lendimeve”, ka thënë policia./21Media