Shkon në 44 numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri ku një 62-vjeçar nga Tirana i cili ndodhej i intubuar ndërroi jetë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 327 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19 nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive, kryesisht raste të reja në proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 31 të prekur në Tiranë, 12 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë dhe Vlorë, 4 në Pogradec, 3 në Durrës, 2 në Kamëz, dhe nga 1 rast në në Mirditë, Lezhë, Kukës.

Të infektuar dhe raste të reja – Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 327 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19 nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive.

Të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar në 1134 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Viktima – Në 24 orët e fundit një humbje jete është shënuar në spitalin infektiv. Një 62 vjeçar nga Tirana i shtruar në gjendje të rëndë, i intubuar, nuk arriti dot të mbijetojë me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor të spitalit infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerit.

Të shtruarit në spital – Vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor si pasojë e Covid-19. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 78 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.

Raste aktive – Në Shqipëri janë aktualisht 784 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

COVID-19 – Statistika (21 Qershor 2020)

Testime totale                          23453

Raste pozitive                          1962

Raste të shëruara                    1134

Raste Aktive                                  784

Humbje jete                              44 (Qarku Tiranë 24, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë       361

Durrës     151

Shkodër  127

Vlorë            54

Fier               37

Korçë           17

Lezhë           16

Elbasan       10

Kukës             8

Gjirokastër  2

Berat               1./oranews