Një paciente 66-vjeçare e konfirmuar me Covid-19, ka vdekur në Spitalin e Pejës.

Në njoftimin e Spitalit Rajonal të Pejës thuhet se viktima kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Në këtë spital janë edhe 48 pacientë të tjerë me Covid-19 që po trajtohen.

Nga pacientët e shtrirë 25 janë në oksigjenoterapi, ndërsa 7 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Po ashtu, 16 të tjerë janë në pritje të rezultateve të testimit si të dyshuar me Covid-19.

Nga personeli i mjekësor, pesë mjekë, shtatë infermierë dhe dy bioinxhinierë janë të infektuar me Covid-19./21Media