Mbrëmë në Repartin e Mjekimit Intensiv të Klinikës Infektive ka ndërruar jetë pacienti 70-vjeçar nga komuna e Vushtrrisë.

Sipas raportit të Klinikës Infektive, 70 vjeçari ishte hospitalizuar më 13 qershor dhe përveç infeksionit me Covid -19 kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese, shkruan rtv21.tv.

Numri i personave që kanë humbur betejën me koronavirus në vend deri më tani është 37./21Media