Një burrë i moshës 70 vjeçare ka vdekur sot, si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku që kishte ndodhur më 11 korrik në Mitrovicë.

Rastin për 21Media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së rajonit të Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën se ka ndërruar jetë personi B.H mashkull, 70 vjeçar, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK. Viktima ka qenë i lënduar në aksidentin e trafikut të ndodhur me datën 11 korrik 2020, në rrugën e ” Adriatikut” në Mitrovicë. Me urdhër të Prokuroit të rasti trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Zahiti. /21Media