Sot ka ndërruar jetë një 71-vjeçar nga Komuna e Prizrenit i cili ishte i infektuar me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, përmes një postimi në faqen zyrtare “Facebook”.

Sipas njoftimit viktima B.Q ishte pranuar në klinikë më 5 qershor, i cili përveç infeksionit me Covid -19, kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Aktualisht në Infektivë janë duke u trajtuar 32 të prekur me Covid-19. Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar dhe përkujdesje intensive. 18 raste janë në gjendje stabile, derisa 12 raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Deri tani në Kosovë 32 pacientë kanë vdekur nga Covid-19 në Kosovë. Ndërsa, numri i të infektuarve ka shkuar në 1 mijë e 384 persona, ndërsa janë shëruar deri tash 921 pacientë./21Media