Ka vdekur aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shefki Kaqanolli. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi.

“Me pikëllim të madh mora lajmin për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes, Shefki Kaqanolli. Ai ishte aktivist i dalluar, punëtor i zellshëm, e njeri i urtë. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, aktivistëve të Lëvizjes dhe gjithë atyre që e njohën!”, shkroi ai në Facebook./21Media