Vdiq një burgosur, Shërbimi Korrektues i Kosovës jep detaje

Ka vdekur një i burgosur me inicialet E.H, lajmin e ka bërë të ditur shërbimi Korrektues i Kosovës.

Sipas njoftimit të ShKK-së, i burgosuri është dërguar në QKUK nga Qendra e Paraburgimit në Prishtinë nga stafi korrektuesi dhe ai shëndetësor duke e re-animuar tërë kohën.

“Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili do të dal me Raport Administrativ Përfundimtar”, thuhet në njoftimin e ShKK-së./21Media

Back to top button