Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti derisa ishte duke prerë dru në pyll.

Rasti ka ndodhur dje pasdite në fshatin Lisock të Kamenicës.

Vdekjen e viktimes e ka konstatuar mjeku në spitalin e Gjilanit.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke prerë dru në pyll, një lis e ka zënë viktimën, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima fillimisht është dërguar në emergjencën e Kamenicës e më pas në spitalin e Gjilanit, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve./21Media