Një fëmijë ka vdekur në QKUK, si pasojë e një aksidenti komunikacioni që kishte ndodhur më 24 tetor në fshatin Gllarevë të Klinës.

Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh.

“Si pasoj e aksidentit të datës 24.10.2020 sot me datën 30.10.2020 në QKUK-Prishtinë ka ndërruar jetë e viktima mashkull kosovar i mitur”, thuhet në raport.

Me vendim te prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./21Media