Një foshnjë gjashtë javëshe ka vdekur pas infektimit me koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar.

Foshnja ishte në mesin e 332 personave që kanë vdekur nga koronavirusi në Angli të premten, transmeton rtv21.tv.

Viktima më e vjetër e virusit ishte 103, ndërsa 22 nga 332 pacientë (të moshës midis 40 dhe 96 vjeç) kishin probleme të tjera shëndetësore.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara në spitalet e Anglisë tani është 22 mijë e 764./21Media