Vdiq një foshnje në Suharekë, policia hap rast “vdekje e dyshimtë”

Në ambulantën në Studençan të Suharekës sot është dërguar pa shenja jete një foshnje rreth dy muajshe.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili tha se familjarët kanë deklaruar se foshnja deri në ditët e fundit ka qenë në QKUK në Prishtinë, sepse sipas tyre, ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Sot me datë 25.05.2023 rreth orës 16:00 , në ambulantën në Studençan të Suharekës nga familjarët është dërguar një foshnje rreth 2 muajshe, në ambulantë foshnja është dërguar pa shenja jete. Familjarët deklarojnë se fëmija deri në ditët e fundit ka qenë në QKUK në Prishtinë, sepse ka qenë në gjendje të keqe shëndetësore”, ka thn ai.

Në lidhje me këtë, policia ka hapur rast si “Vdekje e dyshimtë”.

“Pas mbledhjes së provave dhe dëshmive nga vendi i ngjarjes me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për egzaminim. Nga policia është hapur rast “Vdekje e dyshimtë”, ka thënë Bytyqi./21Media

Back to top button