Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një qytetar nga Prishtina ka raportuar se gruaja e tij kishte shkuar për shërim në një spital jashtë vendit dhe atje kishte vdekur.

Ankuesi dyshon vdekja e gruas kishte ardhur si pasojë e neglizhencës së mjekëve të spitalit.

Policia ka njoftuar se në konsultim me prokurorin është hapur rasti dhe kërkohet t’i bëhet obduksioni.

Rasti mbetet nën hetime./21Media