Pandemia e koronavirusit po mbanë botën pezull për dhjetë muaj dhe po merr gjithnjë e më shumë jetë njerëzish.

Erika Becerra një nëna 33-vjeçare nga Michigan i SHBA-ve, ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësore, sipas familjes së saj, dhe ishte tetë muaj shtatzënë me fëmijën e saj të dytë kur doli pozitive për koronavirusin. Pak kohë më vonë, simptomat u përkeqësuan, ajo nuk mund të merrte frymë lehtë dhe burri i saj thirri emergjencën, transmeton rtv21.tv.

Ajo u shtrua në spital dhe lindi djalin e saj Diegon, tre ditë më vonë, më 15 nëntor. Por gruaja amerikane u nda menjëherë nga djali i saj, dhe shëndeti i saj u përkeqësua menjëherë pas kësaj. Ajo nuk mund të merrte më frymë vetëm dhe duhej të ishte e lidhur me një aparat ventilator. Ajo luftoi për jetën e saj për 18 ditë, por kot, ajo vdiq.

Burri i Becerra dhe dy fëmijët u testuan negativisht për Covid-19./21Media