Sot ka vdekur një paciente nga Suhareka si pasojë e Covid-19. Lajmin e ka konfirmuar drejtoresha e shëndetësisë në këtë komunë, Besa Kuqi, e cila njoftoi se e ndjera kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Me keqardhje ju njoftoj nga Klinika Infektive në Prishtinë, se ka ndërruar jetë e prekura me sëmudjen COVID-19, Kimete Morina nga fshati Samadraxhë. E ndjera kishte probleme dhe sëmundje të tjera shoqëruese.”, shkroi ajo në Facebook./21Media

Me keqardhje ju njoftoj nga Klinika Infektive në Prishtinë, se ka ndërruar jetë e prekura me sëmudjen COVID-19, Kimete…

Posted by Besa Kuqi on Friday, July 24, 2020