Ai u dërgua me urgjencë në spital ku edhe u nda nga jeta

Ai u dërgua me urgjencë në spital ku edhe u nda nga jeta

Një i burgosur në Burgun e Dubravës ka vdekur sot në moshën 54 vjeçare. Këtë e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“I burgosuri, rreth orës 14:50 është dërguar më urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë.

Gjatë vuajtjes së dënimit, i njëjti ka qenë i vendosur në stacionarin e QK Dubravë dhe për një periudhe të gjatë kohore ishte duke u trajtuar me terapi, po vuante nga sëmundja e kancerit, për çka ishte i shtrirë disa herë edhe në QKUK “, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Po ashtu bëhet e ditur se tashmë i ndjeri akuzohej për Veprën Penale; Vrasje e rëndë./21Media