Sot rreth orës 05:45 në spitalin rajonal të Pejës ka vdekur i burgosuri M.C. Këtë e bëri të ditur  Shërbimi Korrektues i Kosovës.

I burgosuri gjatë qëndrimit të tij në Qendrën Korrektuese Dubravë për një kohë të gjatë kishte probleme psikiatrike dhe  ishte trajtuar me terapi përkatëse.

Gjithashtu njoftohet se viktima më 10 dhjetor ishe testuar për Covid-19 me ç’rast kishte rezultuar pozitiv

“Nga data 06.12.2020 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është hospitalizuar në  Repartin Psikiatrik të Spitalit Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë. Gjatë qëndrimit të tij në Repartin Psikiatrik të Spitalit Rajonal të Pejës, M. C, me datë 10.12.2020 ishte testuar për Covid 19, me ç ‘rast kishte rezultuar pozitiv”, thuhet në komunikatën e dërguar për media.

Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes./21Media