Shërbimi Korrektues i Kosovës informoi se sot në Spitalin Rajonal të Pejës vdiq i burgosuri I.B (1951).

Sipas SHKK-së, i burgosuri gjatë qëndrimit të tij në Qendrën Korrektuese Dubravë për një kohë të gjatë ishte duke u trajtuar në Stacionarin Shëndetësor të qendrës.

“Nga data 03.12.2020 me rekomandim të mjekut të qendrës është hospitalizuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë.”, u bë e ditur në njoftim.

Ndërkohë, organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes./21Media