Vdiq një i burgosur në stacionin shëndetësor të burgut të Dubravës

Sot rreth orës 11:30, në stacionarin shëndetësor të Qendrës Korrektuese të Dubravës vdiq një i burgosur.
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) bëri të ditur se i burgosuri që vdiq është E.D, viti i lindjes 1974.
“Si pasojë e sëmundjes është kërkuar që i burgosuri të dërgohet në Stacionarin e Burgut të Dubravës, mjeku kujdestar bënë kontrollin mjekësor, ku edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë. I njëjti ishte i dënuar për veprat penale; Grabitje, Mbajtje në pronësi ose posedim i paautorizuari armëve”, u bë e ditur në njoftim.
ShKK për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, siç u potencua, ka bërë dy herë kërkesë për pezullimin e dënimit, por siç u shtua, kërkesat janë refuzuar.
“Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes”, shtoi ShKK./21Media

Back to top button