Thuhet se ka pasur atak kardiak

Thuhet se ka pasur atak kardiak

Sipas informatave të KMDLNj, ka vdekur sot një i burgosur në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Në njoftimin e KMDLNj-së bëhet e ditur se viktima E.A, dyshohet se ka pasur atak kardiak.

“Sipas informatave të KMDLNj – së, E.A. i dënuar me 4 vite burg, në Qendrën Korrektuese në Dubravë nga viti 2017, sot ka vdekur pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Përkundër përpjekjeve të stafit shëndetësorë për t'i shpëtuar jetën, i burgosuri E.A ka ndërruar jetë dhe dyshohet se ka pasuar atak kardiak, sulem në zemër. Gjithashtu KMDLNj informohet se i ndjeri më parë nuk ka pasur histori që e ndërlidhin me ndonjë komplikim kardiak dhe as që është trajtuar. I ndjeri më parë është ankuar për dhimbje në shpinë (unazat), probleme me veshkë dhe nga ulcera (ithati) dhe se nga muaji nëntor 2019 nuk ka përdorur asnjë terapi. E.A. është 32 vjeç.”, thuhet në njoftimin e KMDLNj-së.

KMDLNj-ja kërkon hetime të menjëhershme për tu gjetur shkaku i vdekjes.

“KMDLNj shpreson se pas obduksionit do të bëhet i ditur shkaku i vdekjes. KMDLNj i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe ripërsërit kërkesën për lirim të personave të privuar nga liria si dhe domosdoshmërinë e ndërtimit të një spitali brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës.”, thuhet në njoftimin e KMDLNj-së./21Media