Vdiq një i prekur me Covid-19 nga Podujeva
6 Korrik 2020
Sot ka vdekur një person i prekur me Covid-19 nga fshati Llaushë i Podujevës.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Sheqir Osmani nga fshati Llaushë, i cili ishte i diagnostikuar me Covid-19. Ngushëllime familjes dhe miqve! Ekipi i Shtabit Lokal Emergjent, janë në koordinim të plotë me familjen e të ndjerit që gjithçka rreth ceremonisë së varrimit të zhvillohet sipas rregullave të përcaktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike”, ka shkruar Rudari në Facebook.
Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Sheqir Osmani nga fshati Llaushë, i cili ishte i…
Posted by Nexhmi Rudari on Monday, 6 July 2020