Ka vdekur infermierja Vjollca Berisha në Spitalin e Gjakovës. Berisha ishte e infektuar me virusin COVID-19. Kështu kanë njoftuar nga Spitali i Gjakovës.

Stafi i spitalit të Gjakovës ka shprehur ngushëllime për familjen, shoqërinë dhe kolegët e infermieres.

Në njoftimin e spitalit thuhet se atë do e kujtojnë përherë për urtësinë e saj e për punën e palodhshme.

Ndahet nga jeta Infermierja Vjollca Berisha,

Vjollca Berisha (1955-2020) në spital të gjithë kemi thirre me emrin …

Posted by Spitali i Përgjithshëm Gjakovë on Tuesday, December 1, 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës informoi se gjatë 24 orëve të fundit vdiqën 10 persona që ishin të prekur nga Covid-19, u konfirmuan edhe 521 raste të reja, derisa u shëruan nga Covid-19 edhe 585 persona./21Media