Mësimdhënësi nga Podujeva, Bedri Raçi nuk arriti t’i mbijetojë Covid-19.

Lajmin për vdekjen e mësuesit e bëri të ditur u.d i kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari, përmes një postimi në “Facebook”.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta tëmësimdhënësit Bedri Raçi, i cili nuk arriti t’i mbijetojë përballjes me Covid-19. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij. I përjetshëm kujtimi për Bedriun!”, ka shkruar Rudari.

Deri më sot numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë ka arritur në 798./21Media